Erion Isai baba për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë të vogëlushes.

58

Erion Isai është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka ndarë vetë ai nëpërmjet një postimi.

Isai ka zbuluar edhe emrin e veçantë të vogëlushes një zgjedhje që vështirë se e keni dëgjuar më parë. Vogëlushja e sapo ardhur në jetë quhet E dua dhe ka sjellë shumë lumturi dhe emocion në familje.

U bëmë 4 Faleminderit Zot. Erdhi tek ne vajza e dytë. Quhet Edua Përulem para Zotit për bekimin më të madh që më ka dhënë. Nga sot shërbëtor i tre princeshave, ka shkruar Erioni teksa në foto shihet dora e vogëlushes.