Elgid Doda bën tatuazhin më të veçantë me foton e të birit.

67

Çifti shumë i dashur për publikun, Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë me datë 4 qershor. Në jetë erdhi vogëlushi Krid i cili ka mbushur me gëzim jetën e familjarëve.

Që nga ai moment si Klea ashtu dhe Elgiti nuk i kanë kursyer fotot pranë të birit në rrjete sociale mirëpo portretin e tij nuk e kanë zbuluar ende. Vetëm së fundmi një ndër fotot me Kridin Elgiti e ka gdhendur përgjithmonë në trupin e tij.

Ai ka bërë tatuazh në krah veten dhe të birin, duke shijuar perëndimin e diellit dhe këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi.