Edukatorja dhúnon fëmijën 18 muajsh, pronari i çerdhes i ofroi nënës para që të mos e denonconte.

339

Një edukatore ka dhúnuar një vajzë 18 muajshe në çerdhe ndërsa rastin e ka denoncuar nëna e saj. Ngjarja ka ndodhur në Durrës në çerdhen në lagjen nr 8.

Sipas Gazeta Reforma policia ka proçeduar penalisht pronarin e çerdhes GD 61 vjeç. Mësohet se ky i fundit i ka hedhur në fytyrë nënës së vajzës një kartëmonedhë 5 mijë lekëshe në mënyrë që kjo e fundit të mos bënte denoncimin.

Të njejtat burime bëjnë me dije se fëmija është rrahur ndërsa i është nënshtruar ekspertizës mjeko ligjore. Vajza 18 muajshe ka patur shenja dhe të nxira në trup.