Covid-19 prek dhe gjigandin e Milanit.

52

Corriere della Sera shkruan se Zlatan Ibrahimovic ka dalë pozitiv me COVID-19. Pasi u konfirmua pozitiv Leo Duarte lojtarët e Milanit iu nënshtruan një raundi tjetër të testimeve mbrëmjen e kaluar.

Gazeta italiane zbulon që sulmues Zlatan Ibrahimovic ka dalë pozitiv. Trajneri Stefano Pioli duhet të luajë pa Ibrahimovicin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës ndaj klubit norvegjez Bodo Glimt.

Lojtari tani pritet të mungojë edhe në disa ndeshje të Serie A që ka filluar këtë javë. Në ndeshjen hapëse Milani fitoi ndaj Bolognas me dy golat që u shënuan nga Ibra duke treguar edhe njëherë tjetër se suedezi është një shtyllë e fortë ku mbështetet ekipi kuqezi.