Blero: U infektova me Covid në Milano, por e kuptova vonë.

230

I ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan këngëtari i njohur Blero përveç projekteve të tij ka treguar edhe si e ka kaluar Covid-19. Sipas tij ai nuk e dinte këtë gjë dhe kur ka bërë në Qershor një analizë gjaku që i duhej për koncertet ka rezultuar se e ka kaluar Covidin.

Këngëtari mendon se mund ta ketë kaluar që në muajin Shkurt pasi u kthye nga një koncert në Milano ai është sëmurë shumë me grip por e ka kaluar pa shkuar në spital. Në muajin Shkurt kam qenë në Milano edhe kur u ktheva u bëra shumë keq dhe kaloj.

Kur e bëra testin në fillim të Qershorit doli pozitiv dhe më pas doli negativ përmes gjakut dhe më thanë që ti ke antitrupa dhe e ke kaluar.

Pas Shkurtit nuk e mbaj mend ndonjë fazë që të kem qenë keq. Gjithmonë i jam përmbajtur rregullave.