Covid hyn në shkollat e vendit! Nxënës dhe mësues të infektuar

277

Sic edhe ishte parashikuar, me nisjen e vitit të ri shkollor do të rritej edhe rreziku i përhapjes së pandemisë Cov id 19

Edhe pse ekspertët kanë thënë se ka shumë pak gjasa që koronavirusi të shpërthejë në shkolla në nivele të rrezikshme, skenarët e tyre gjithnjë kanë parashikuar që një gjë e tillë do të ndodhë.

Siç bëhet me dije, gjatë ditës së sotme janë raportuar si të infektuar me Covid-19 disa mësues, në disa shkolla të vendit.

Katër mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan kanë rezultuar të infektuar. Mësohet se mësuesit udhëtonin të gjithë në një automjet për të shkuar në punë dhe ditën që kanë shfaqur edhe shenjat e para të sëmundjes kanë qënë në punë.

Pas kryerjes së tamponit ata kanë rezultuar të katërt pozitivë. Menjëherë pas përgjigjes së tamponit mësuesit janë karantinuar, ndërkohë bashkë me ta janë karantinuar edhe disa kolegë të tyre që rezultojnë të jenë kontakte të afërta si dhe disa nxënës.

Pozitiv gjithashtu mësohet të jetë konfirmuar një efektiv i policisë së qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Tamponët pozitiv të efektivit të policisë dhe mësuesve kanë mbërritur pasditen e djeshme pranë DSHP Berat, së bashku edhe me tamponet e 5 shtetasve të tjerë të infektuar në Berat e Kuçovë, që rezultojnë të jenë kontakte të rasteve të mëparshme. Ndërkaq janë marrë masa për dezinfektimin e shkollës 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan, ku edhe janë mbyllur përkohësisht disa klasa.

Gjithashtu në qytetin e Gjirokastrës është regjistruar një rast me Covid 19 në gjimnazin Siri Shapllo.

Po ashtu në Bulqizë rezultojnë pozitiv me Covid19 5 mësues në shkollën Shefqet Tançi dhe një nxënës i së njëjtës shkollë. Po ashtu mësohet se ka rezultuar pozitiv edhe një nxënës në shkollën e Çerenecit.

Universiteti Ismail Qemali në Vlorë është prekur gjithashtu nga Covid19, ku janë konfirmuar tre persona të prekur, 2 pedagogë të departamentit të shëndetit publik si dhe disa punonjës të administratës. Mësohet se të infektuarit kanë pasur kontakte me studentët pasi I kanë ndihmuar për provime. Ata janë karantinuar, ndërkohë që ka nisur disifektimi i ambienteve të Universitetit