Arilena tregon momentin e dhimbshëm me të atin para se të ndëronte jetë.

61

Arilena Ara është bërë pjesë e rubrikës Tani mund të këndosh në E Diela Shqiptare në Tv Klan. Në një intervistë me Arditin, ajo ka treguar momentin më të vështirë që ka kaluar në jetë. Bëhet fjalë për ikjen nga jeta e babait të saj, telefonata e fundit që ai ka bërë me Adi Hilën dhe pjesëmarrja e saj në X Factor.

Një moment që ka lënë shenjë në jetën time për vetë faktin që pas atij moment ndryshoi komplet jeta ime, është gjatë kohës kur babi ende jetonte dhe ishte i sëmurë, ishte në ditët e tij që do të thoshte mirupafshim domethënë.

Mori një telefonatë nga Adi Hila, duke qenë se unë isha edhe pjesë e Gjeniut dhe kishin kaluar një vit e gjysmë, ai e telefonoi dhe i tha se do bëjë X Factor dhe Arilena duhet të jetë pjesë e audicioneve. Dëshira e madhe e babit pavarësisht se e dinte ikjen e tij e dinte që nuk do më ndiqte dot, ishte që goca do jetë patjetër në X factor dhe do ta çoj deri në fund këtë gjë edhe pse nuk do jem unë fizikisht për të.

E mbaj mend atë telefonatë dhe ishte shumë e vështirë nga ana e tij të bënte atë telefonatë. Unë isha shumë e emocionuar, babi ka qenë një njeri që fliste shumë dhe nga lodhja e tij fizike nuk e bënte dot ashtu siç donte megjithatë ajo ishte telefonata e fundit që ka bërë dhe ka marrë dhe unë pas atij momenti më është dashur të iki në audicionet e X Factor.

Ndërkohë që e gjithë familja ime mbante zi për babin pas ikjes së tij, unë u vesha me të bardha dhe ika në audicionin e parë. E qeshur e lumtur duke mos e ndarë me askënd këtë histori padiskutim dhe mund të them që aty ndryshoi jeta ime. Babi me dha bekimin më të madh.