Shkoi për tu vizituar, nëna e dy fëmijëve ndërron jetë në klinikën private.

90

Dy mjekë të klinikës private Kristi në Korçë janë proceduar penalisht pasi dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të një paciente.

Pacientja 39 vjeçare Xhensila Duka ditën e djeshme 19 shtator ka ndërruar jetë rreth orës 16 e 30.  Ajo kishte shkuar në klinikën private për të kryer kontroll shëndetësor ku pas anestezisë nuk u ngrit më.

Si pasojë policia ka proceduar penalisht mjekun Ilir Bibolli 62 vjeç dhe Marinela Postol infermiere 39 vjeçe banues në Korçë. Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.