Lila mbron qeverinë, i shkruan letër Dukës.

46

Kryetari i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Andi Lila me anë të një letre i ka kërkuar kreut të FSHF Armando Duka që të ulet në bisedime në lidhje me kontratën kolektive.

Sipas Lilës ai e ka kërkuar disa herë këtë por Duka ka refuzuar. Ish futbollisti i Kombëtares përfiton nga rasti për të hequr edhe një paralele edhe pse paradoksale.

Lila duke iu referuar letrës që Duka i dërgoi pak ditë më parë kryeministrit Rama për katër kërkesat e Ligës thotë se kreu i FSHF para se të kërkojë tek të tjerët duhet që vetë fillimisht të ulet në bisedime.