Zbulohet i dashuri i ri i Bebe Rexhës, fotografohet duke u puthur.

49

Bukuroshja e lindur Brooklyn e cila festoi ditëlindjen e saj të 31 para disa javësh konfirmoi të enjten se ajo është në një romancë të re me kinematografin Keyan Safyari ndërsa të dy u fotografuan duke u puthur.

Interpretuesja e hiteve befasoi të dashurin e saj me një udhëtim në një veturë Ferrari për të festuar ditëlindjen e tij shkruan DailyMail.

Bebe Rexha shihej e veshur me një kostum të zi me lëkurë gjarpëri dhe material rrjete teksa qëndronte në majë të gishtërinjve për të puthur të dashurin e saj të gjatë dhe të pashëm.

Këngëtarja ishte padyshim në qiellin e shtatë teksa po puthej me të dashurin me butësi, ndërsa qeni i saj Bear shikonte. Keyan i cili është një kinematograf televiziv dhe komercial u pa i veshur mjaft me stil në ditën e veçantë të tij.

Ai veshi një palë xhinse të zeza me një këmishë po të zezë, kombinuar me një palë çizme të zeza dhe syze dielli. Këngëtarja e hitit Call You Mine vuri në pah linjat e saj atraktive trupore, ndërsa doli nga shtëpia e saj në një set të pajisur me dantella.

Bebe Rexha u sigurua që të qëndronte e mbrojtur me një maskë të zezë për fytyrën, teksa mbante edhe një palë syze dielli të mëdha kur po përgatitej të largohej me veturën sportive luksoze.

Edhe vet artistja me prejardhje shqiptare publikoi një fotografi me të dashurin për ti uruar ditëlindjen por ja mbuloi fytyrën me një emoji.