Topalli preket nga fjalët e adoleshentes nga Afganistani dhe reagon ndaj qeverisë.

229

6 refugjatë që kishin ardhur nga Afganistani u kapën nga policia pasditen e së premtes në hyrje të qytetit të Pogradecit mes të cilëve ishin edhe tre fëmijë. Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli është prekur nga fjalët e adoleshentes.

Përmes një postimi Topalli thekson se shteti shqiptar ka në dorë që tua lehtësojë dramën që po përjetojnë fëmijët pasi janë të pafajshëm.

Nuk dua as para as ushqim. Vajza nga Afganistani shperthen ne lot pasi kapet nga policia shqiptare. Dikur ishim ne shqiptaret, me sa duket ne harrojmë shpejt. Ata duhen ndihmuar se fëmijët janë të pafajshëm.

Janë dëshmitare të një trag jedie të paparë. Shteti shqiptar mund tia lehtësojë dramën. Po si nuk flet asnjë as për këtë krize të refugjateve, shkruan Topalli.