Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

49

Gjatë ditës së sotme 153 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 ndërsa 5 të tjerë kanë ndëruar jetë në vendin tonë gjatë 24 orëve.

Sipas njoftimit të ministrisë aktualisht në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po trajtohen 178 pacientë, 13 janë në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ndërsa gjatë 24 orëve nuk kanë arritur të mbijetojnë një 57 vjeçare nga Kruja, një 60 vjeçar nga Bulqiza, një 62 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçar nga Tirana një 82 vjeçar nga Elbasani.

Gjatë 24 orëve janë kryer 836 testime dhe janë konfirmuar 153 raste, përkatësisht 57 raste në Tiranë 15 në Lezhë nga 11 raste në Krujë Fier Pogradec 8 në Vlorë 6 në Korçë nga 4 raste në Lushnje Mat Gramsh Patos nga 3 raste në Mallakastër Librazhd nga 2 raste në Berat Divjakë Maliq nga 1 rast në Durrës Elbasan Tepelenë Malësi e Madhe Peqin Memaliaj,

Fatmirësisht 57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar në 6888 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë përsëri këshillon të gjithë qytetraët që të respektojnë masat e të ruajnë veten e tyre dhe të personave që kanë pranë.