Po hynte në Shqipërië me armë në makinë, ndalohet në Morinë këngëtarja e njohur shqiptare.

230

Këngëtarja ksovare Fjolla Morina është ndaluar në pikën kufitare të Morinës, pasi në makinën e saj i është gjetur armë zjarri.

Policia bazuar edhe në informacionet e marra, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip Audi me drejtuese shtetasen Fjolla Morina 34 vjeçe banuese në Prishtinë Kosovë e cila udhëtonte me shtetasit FM dhe FS banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë në çantën e dorës së shtetases FM Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip Zoraki me 23 fishek. Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.

Në përfundim të veprimeve hetimore Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve.