PD tregon shkollat me mësues e sanitare të infektuara.

200

Shkollat, sipas partise demokratike jane lene ne meshire te fatit nga qeveria. Albano Vokshi në një dalje për mediat nga selia blu tha se masat kunder koronavirusit nuk po japin efekt e per pasoje qe ne ditet e para te mesimit kane rezultuar te infektuar mesues edukatore e sanitare.

Qeveria nuk shtoi asnjë qindarkë për të rritur sigurinë e nxënësve dhe të mësuesve. Vetëm nga të dhënat tona, në të gjithë vendin kanë rezultuar të infektuar që javën e parë më shumë se 50 mësues edukatorë dhe sanitarë. Në dhjetëra shkolla mungojnë termometrat si masa më elementare anticovid.

Në Tiranë janë dy shkolla të mëdha me mësues të infektuar.Gjimnazi Ismail Qemali  ku nëndrejtoresha ka rezultuar me COVID duke infektuar edhe 2 mësuese të tjera. Gjithçka është mbajtur e fshehur deri në denoncimin e një mësueseje ndërkohë që janë testuar një numër i kufizuar mësuesish.

Tek gjimnazi Petro Nini Luarasi ka më shumë se 5 mësues të infektuar por situata kritike mbahet e fshehtë. Tek shkolla Jerodim De Rada 10 mësues janë të infektuar dhe 12 të tjerë të karantinuar.

Në Delvinë janë 3 të infektuar 1 mësuese1 edukatore kopshti dhe 1 sanitare.Në Sarandë janë 9 mësues edukatorë dhe sanitarë të infektuar.

Në Ersekë janë 12 mësues të infektuar.Edhe në Bulqizë janë 4 mësues me Covid por nuk është urdhëruar pezullimi i mësimit siç parashikonte edhe vetë udhëzuesi i qeverisë.