Neurologu flet për gjendjen e Schumacherit

245

Michael Schumacher dyshohet se është në gjendje vegjetative dhe nuk u përgjigjet dot familjarëve të tij. Kjo është ajo që deklaron një neurokirurg i njohur në Zyrit. Erich Riederer ka dhënë prognozën e tij në një dokumentar në kanalin francez TMC.

Unë mendoj se ai është në gjendje vegjetative që do të thotë se është zgjuar por nuk përgjigjet. Ai merr frymë zemra i rreh dhe ndoshta mund të ulet dhe të ecë si foshnje me ndihmë por jo të bëjë më shumë veprime.

Them se ky është maksimumi për të. A ka ndonjë shans ta shohim atë sikur ishte para aksidentit? Me të vërtetë nuk mendoj kështu, ka deklaruar Riederer. Rreth ish pilotit gjerman ka pasur shumë pak informacion dhe janë të paktë njerëzit që kanë pasur mundësinë ta shohin.