Emigrantja nga Afganistani në Shqipëri: Nuk dua ushqim dhe para, dua një shkollë.

45

Kalimi tranzit i klandestinëve përmes Shqipërisë vijon të mbetet një prej fenomeneve më të dukshme. Thuajse çdo ditë vërehen grupe të tilla emigrantësh që vijnë nga Greqia dhe përmes Shkodrës kalojnë drejt Malit të Zi, siç ka ndodhur me këtë grup shtetasish nga Afganistani që u ndalua nga Policia e Pogradecit.

Kemi ecur për 9 ditë. Do të shkojmë në Tiranë më pas në Shkodër dhe më tej në një shtet tjetër, tregon një emigrant.

Pjesa dërrmuese e këtyre emigrantëve janë meshkuj dhe synojnë të shkojnë në vendet europiane kryesisht për të gjetur një punë që siguron të ardhura për të përballur jetesën. Por një e re nga Afganistani mbi të gjitha kërkon të arsimohet.

Duam të shkojmë në një vend më të mirë sepse duam të mësojmë. Kemi nevojë për shkollë. Unë jam kaq e re dua një shkollë kam nevojë për një shkollë nuk dua ushqim nuk dua para por ju nuk e kuptoni dot.

Ajo është e ndërgjegjshme për paragjykimin që iu bëhet këtyre emigrantëve. Prej më shumëse një viti, në Shqipëri vepron Agjencia Europiane e Mbrojtjes së Kufijve FRONTEX e cila ka instaluar oficerët e saj në vijën kufitare me Greqinë, ndërsa së fundmi caktoi edhe ekspertë në Malin e Zi, për kontrolluar fluksin e emigrantëve që vijnë nga Shqipëria.