Bieta Sulo sqaron dyshimet rreth shtatzënisë dhe jep lajmin e ëmbël.

338

Ditën e djeshme në rrjet qarkulluan lajme se moderatorja e njohur, Bieta Sulo është në pritje të ëmbël. Me anë të një postimi në rrjete sociale ajo i bëri të gjithë të dyshonin për një shtatzëni të dytë.

Moderatorja publikoi një foto ku shihej me një tullumbace rozë në dorën e saj, që u mor si shenjë për të zbuluar gjininë e foshnjës një vajzë. Ndjekësit vërshuan menjëherë nga komentet duke e uruar për shtatzëninë.

Mëngjesin e sotëm Bieta ka reaguar rreth lajmit në fjalë. Ajo ka publikuar sërish një foto por këtë herë pa tullumbace. Moderatorja ka zbuluar se nuk është shtatzënë megjithatë ka dhënë një lajm të ëmbël së shpejti do të bëhet teze për herë të parë.

Miremengjes me nje foto pa tullumbace se ky na i ngaterroi te gjitha. E vetmja lidhje qe mund ti gjej hamendesimeve eshte se pres me dite te behem per here te pare teze e nje vajze por e verteta e fotos eshte me e thjeshte ai tullumbac me gjendej ne shtepi dhe plus qe me shkonte me fustanin. Po gjithsesi endrra te bukura pata me idene e nje femije te dyte, qe do te doja ta kem vajze edhe pse parashikoj qe do ta kem djale, ka shkruar Bieta.