Ura rrezikon jetën e banorëve: Bojkotojmë zgjedhjet, nëse bashkia nuk ndërhyn

42

Rreth 70 familje në fshatin Pinar të Tiranës i bëjnë thirrje Bashkisë Tiranë të kthejë vëmendjen nga ata. Ura e cila është në gjendje të degraduar prej vitesh u ka rrezikuar jetën, ndaj i kërkojnë pushtetit vendor të ndërhyjë, ndryshe kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve.

Ka më shumë se 30 vite që ajo është ndërtuar dhe me kalimin e kohës gjendja e saj sa vjen dhe degradohet.

Dërrasat që janë mbi të duket se do thyhen, ndaj edhe ata që kalojnë aty janë të rrezikuar në çdo çast.

Banorët thonë se rreziku shtohet veçanërisht në periudhën e dimrit ku fillojnë dhe shirat.

Është shumë vështirë se kalojnë fëmijë shumë të vegjël, sidomos në dimër kur mund të hiqen edhe dërrasat.

Për fëmijët është e rrezikshëm se këtu kalojnë fëmijët, por nuk ka mënyrë tjetër për të kaluar.

Madje një prej banorëve tregon se ka rënë nga ura.

Unë kam rënë nga ura poshtë para disa vitesh, edhe djali 3 vjeç ka rënë poshtë ka thyer krahun. Në këtë urë mezor kalojmë.

Thonë se ndihen të lënë pas dore dhe se premtimeve të politikanëve nuk u besojnë më.

Të gjithë na kanë thënë se do ta bëjnë.

Vijnë dhe gënjejnë sa herë ka zgjedhje, por këtë vit nuk do të votojmë.

Ura e cila lidh njësinë administrative Zall Herr me fshatin pinar është në varësi të bashkisë Tiranë e cila kujtohet për këtë zonë vetëm gjatë fushatës elektorale.