Rozana Radi: Jeta më ka sfiduar me humbje të mëdha…

724

Rozana Radi është një ndër personazhet publikë që gjithnjë ka përfaqësuar një fermë të fortë. Ajo ka treguar ndër vite se punon fort për jetën e saj por njëkohësisht ngre zërin dhe për të drejtat e vajzave dhe grave.

Pas gjithë kësaj lufte, fshihet një rrugëtim jo i lehtë, një pjesë të së cilit, Rozana e ka treguar dhe me një shkrim të fundit. Ajo ka rrëfyer momentet e dhimbshme në jetë ku është përballuar me humbjen e prindërvë në një moshë delikate e më pas i është dashur të përballojë gjithçka e vetme.

Momentet e lumtura të saj janë cënuar sërish nga fakti që është personazh publik dhe është gjithnjë në vëmendjen e gazetarëve që ndërhyjnë dhe prishin gëzime.

Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare por ja kam dalë e vetme sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ja zgjatur dorën askujt, ka përfunduar Rozana