Nga kamariere në vidioeklip, merr postin e lartë në Ministrinë e Brendshme, gazetari zbulon prapaskenat.

444

Ditën e djeshme u bë me dije se sekretari i Përgjitshëm i Ministrisë së Brendshme Plarent Nderca ka dhënë dorëheqjen nga ky post dhe në vend të tij është emëruar Elena Pici një emër jo fort i njohur në radhët e politikës.

Pasuesja e Ndrecës Elena Pici ka një profil shumë të ulët në media, mëgjithatë është zbuluar se sekretarja e Lleshajt ka marrë pjesë një rolin e kamarieres në klipin Mirëmëngjes të këngëtarit Alban Skënderaj.

Sakaq gazetari Klajdi Bodlli në një shënim në mediat sociale zbulon se pas emërimit të Elena Picit fshihet sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Edi Rama Ëngjëll Agaçi.

Sipas gazetarit Ëngjël Agaçi po synon që të kapi edhe ministrinë e Brendshme pasi Elena Pici para se të merrte këtë post ka qenë koordinatore e Engjëll Agaçit dhe njihet si një nga njerëzit e afërt të tij.

Engjëll Agaçi kap dhe Ministrinë e Brendshme. Pas reformës në drejtësi KPK dhe KPA Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Edi Rama Engjëll Agaçi kap dhe Ministrinë e Brendshme.

Lufta për tenderat që bën ministria e Brendshme po ha kokat një nga një. Pas pafuqisë ndaj drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Sandër Lleshi është i pafuqishëm sot dhe ndaj Sekretarit të Përgjithshëm.

Sekretarja e re e Përgjithshme e kësaj ministrie Elena Pici para se të merrte këtë post ka qenë koordinatore e Engjëll Agaçit dhe njihet si një nga njerëzit e afërt të tij. Më parë ka qenë dhe figurante nëpër klipe këngëtarësh të njohur. PS Sot Sandër Lleshaj është ministër i Brendshëm vetëm formalisht, shkruan gazetari.