Afërdita Dreshaj zbulon detajin nga njohja me bashkëshortin.

275

Afërdita Dreshaj ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me motrën e saj Jehonën. Ato nuk ngurrojnë të ndajnë në rrjete sociale dedikime apo momentet që kalojnë bashkë. Jehona festoi dje datëlindjen dhe nuk mund të mungonte urimi special i Afërditës.

Ajo ka publikuar disa foto me Jehonën duke e cilësuar si partnerja e verës dhe stërvitjes si dhe mikesha më e mirë. Mund ta vendosësh gjithnjë kokën në shpatullën time. Gëzuar ditëlindjen shpirti im të dua më shumë se ajrin.

Ama detaji që ka tërhequr vëmendjen është ky fakt interesant nga njohja e Afërditës me bashkëshortin e saj Jakub Kindl. Ajo ka treguar se e ka takuar atë pikërisht në datëlindjen e Jehonës disa vite më parë.