3 muaj pranë saj, Jonida i bën vogëlushes së saj dedikimin e ëmbël.

44

Aktorja Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë me datë 18 qershor. Ajo solli në jetë një vajzë të cilës i vendosi emrin Emi.

Që nga ai moment Jonida nuk i ka kursyer fotot pranë së voglës në rrjete sociale mirëpo portretin e saj nuk e ka zbuluar ende. Janë bërë 3 muaj nga ardhja e Emit në jetë dhe nuk kishte si të mungonte një urim i ëmbël nga aktorja.

Ajo ka publikuar një foto të vogëlushes në Instastory, duke i shprehur të gjithë dashurinë. Si sot tre muaj më parë jeta ime mori tjetër kuptim falë teje Emi ime drita e syve të mi që vd es fare mama për ty, ka shkruar Jonida krahas fotos.