Formacionet / Laçi tenton kualifikimin dhe hakmarrjen ndaj Hapoel Beer Sheva

41

Laçi do të luajë kundër Hapoel Beer Sheva sfdwn e vlefshme për raundin e dytë eliminator të UEFA Europa League. Kurbinasit janë përballur dhe më herët me izraelitët sezonin e kaluar, duke u eliminuar.

Trajneri Cungu ka publikuar formacionin e tij dhe nuk ka asnjë ndryshim nga ndeshja me Keslan. Alen Sherri e nis nga minuta e parë në portë, Marku, Ignjatovic, Selmani dhe Turkaj në mbrojtje.

Deliu, Shehu e Lushkja në mesfushë, Teco e Xhixha janë në mbështetje të sulmuesit kryesor të skuadrës, Kyrian Nwabueze. Formacionet zyrtare

Laçi: Sherri, Marku, Selmani, Ignjatovic, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Teco, Nwabueze, Xhixha. Trajner: Armand Cungu

Hapoel Beer Sheva: Levita, Dadia, Taha, Miguel Vitor, Goldberg, Yosefi, Kabha, Josue, Sallaich, Shwiro, Acolatse. Trajner: Yossi Abokakis