Eni Shehu: Më hodhën rrogën e Eni Çobanit gabimisht në llogarinë time

277

I ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan ka qenë aktori dhe moderatore Eni Shehu. Disa kohë më parë, moderatorja Rudina Magjistari kur ka ftuar Eni Çobanin në emision i ka ngatërruar mbiemrin duke e prezantuar si Eni Shehu.

Pas këtij incidenti të vogël, moderatori Eni Shehu ka reaguar dhe ka treguar se mbiemri i vajzërisë së Eni Çobanit ka qenë Shehu.

Këtë e ka zbuluar për shkak të një gabimi që ka ndodhur shumë kohë më parë kur rroga e juristes kishte kaluar në llogarinë e moderatorit.

Rudina Magjistari: Në studion tonë prezantojmë Eni Çobabin qesh Eni Shehun. Më pëlqeu atëhere kur unë i thashë Eni Çobanit, Eni Shehu dhe ti zbulove që Eni Çobani e ka pasur mbiemrin e vajzërisë Shehu.

Eni Shehu: Rastësisht e kam zbuluar këtu në Klan. Më kanë kaluar një herë rrogën e Eni Çobanit dhe shyqyr që nuk e harxhova se nuk e di ku mund t’i gjeja lekët që t’ja rimbursoja.

Nuk e vura re sepse ishte shumë i shpejtë operacioni financiar saqë ashtu siç erdhën, ashtu ikën lekët. Unë thjesht e mora vesh nëpër korridore. tvklan.al