Përplaset furgoni i policisë dhe makina, i shemb banesën 52 vjeçarit.

54

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin nacional Korçë Pogradec ku furgoni i policisë së kufirit është përplasur me një automjet tjetër. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Petrushe.

Nga përplasja ka vetëm dëme materiale dhe si pasojë e përplasjes së mjeteve dhe daljes së tyre nga rruga është dëmtuar dhe muri rrethues i një banesë aty pranë.

Shtëpia është e 52 vjeçarit Irjet Hykos i cili ishte duke fjetur gjumë në momentin e aksidentit. Ai kërkon mes lotësh ti paguhet dëmi ose ti rindërtohet godina që iu prish pasi vetë nuk ia del dot ta ribëjë.