Ndërron jetë një tjetër mjek nga koronavirusi

235

Një tjetër mjek ka ndërruar jetë pasditen e së mërkurës si pasojë e pandemisë së koronavirusit në spitalin Shefqet Ndroqi.

Bëhet fjalë për mjekun nga Kavaja, Sefer Dervishi i cili sikurse mësohet vuande dhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe prej dy javësh po merrte mjekim në spitalin Covid.

Ministria e Shëndetësisë reagoi menjëherë për humbjen e mjekut 60 vjeçar, duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe kolegëve të tij në Kavajë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me CO VID19.

Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e pareshtura të stafit mjekësor.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij