Manastirliu prek me fjalët për mjekun që ndërroi jetë.

31

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manatirliu ka reaguar në lidhje me humbjen e jetës për shkak të infektimit me Covid-19 të mjekut Sefer Dervishi. Në postimin e saj Manastirliu ngushëllon të afërmit dhe kolegët e mjekut të ndjerë si dhe bën me dije se Dervishi lúftoi dy javë me virusin në spitalin Shefqet Ndroqi pa mundur dot ta mposhtë atë.

E tríshtuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të përkushtuar të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë dr Sefer Dervishit i cili lúftoi për dy javë në spitalin Shefqet Ndroqi por me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve nuk ja doli ta mundë virusin e rrézikshëm.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të dr Seferit mjekut të palodhur që i shërbeu me devotshmëri të pashoqe komunitetit të tij. U prehtë në paqe, shkruan Manastirliu.