Gjendet i varur në banesën e tij një 84 vjeçar nga Kavaja. Ngjarja ka ndodhur sot në orën 09 e 50 në lagjen nr 5 tek rruga e Ferrave.
Shtetasi me iniciale ShS është gjetur pa shenja jete sipas burimeve zyrtare të policisë.
I ndodhur në vendngjarje grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.