Humbi të atin nga Covid-19, përlotet Buzhala: Nuk e kisha menduar…

35

Ajo çka më ka ndryshuar pas Covid-19 është se tashmë e kuptoj që prindërit i marrim të mirëqenë por e kemi gabim. Nuk e kisha e menduar që baba do të më mungonte kaq shumë. Kështu shprehet mes lotësh gazetari nga Kosova Berat Buzhala i cili tregon për Top Story se si ka ndryshuar jeta e tij pas humbjes së të atit për shkak të koronavirus.

Kur të vdes baba me gjasë fillon e bëhesh burrë për herë të parë. E ke si ombrellë qoftë edhe në mënyrë egoiste sepse vde kja e përcjell çdo njeri. Por kur ke babën gjallë mendon që duhet të vijë vde kja një herë tek ai e pastaj tek ti.

Ajo çka më ka ndryshuar është se e kuptoj që prindërit i marrim të mirëqenë se do të jenë gjithë jetën me ty. Por është e gabuar. Në një moment nuk do të jenë dhe madje do të të mungojnë anët e tyre më negative. Ndershmërisht nuk e kisha menduar se do të më mungonte baba kaq shumë. Ende sot kur shoh fotografinë e tij e kthej kokën në anën tjetër se nuk mundem, thotë Buzhala.