Historiani bën akuzën e rëndë për kryeministrin: Rama në Athinë nuk fali vetëm detin…

245

Një akuzë shumë e rëndë ndaj Edi Ramës vjen prej historianit Arben Llalla, në lidhje me vizitën më të fundit të kryeministrit shqiptar në Greqi. Më poshtë shënimi denoncues i studiuesit të njohur të marrëdhënieve shqiptaro greke.

Edi Rama gjatë takimit me Micotaqin nuk bisedoi vetëm për kufirin detar të Jonit, por e vuri në dijeni kryeministrin grek duke i dhënë llogari se qeveria Rilindase, të cilën ai drejton ka nënshkruar të gjitha dokumentet për zgjerimin e varrezave të ushtarëve grekë në Këlcyrë-Kosinë edhe me rreth 2000 varre të tjera.

Edi Rama i tha Micotaqit se vazhdojmë me suksese që kjo varrezë të arrijë në rreth 4000 varre bosh. Edi Ramaqis premtoi se shumë shpejt do fillojnë gërmimet në stadiumin e futbollit të Përmetit por edhe në Pallatin e Sportit duke rrënuar fushën e futbollit.

Rama premtoi se çdo shpenzim për blerjen e tokës për varrezat greke do ti mbulojë qeveria shqiptare nëpërmjet ministrisë së mbrojtjes së Çashkës. Ja këto janë disa pjesëza nga llogaridhënia e Ramës në drejtim të Micotaqit që mediat shqiptare e greke nuk i thonë.

Gojët e liga në Përmet thonë se toka prej 4 mijë metra katrorë është blerë me ndërmjetësues grekofon. Por Edi Ramaqis do çirret Gënjeshtra Gënjeshtra. Fajin e ka Saliu.