Bilanci i të prekurve nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

291

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lajmëruar se kanë humbur jetën 3 persona për shkak të koronavirusit. Në 24 orët e fundit janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 144 qytetarë të prekur me COVID19. Sipas informacioneve një edukatore një mësues dhe një sanitare janë infektuar në Delvinë, duke lënë prindërit e fëmijëve që shkojnë në shkolla mjaft të shqetësuar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po trajtohen 174 pacientë 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar nga Lushnja dhe një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon 55 raste në Tiranë 15 në Fier 10 në Elbasan 9 në Vlorë nga 7 raste në Durrës Kurbin Divjakë Gramsh 6 në Korçë 5 në Lushnje nga 3 raste në Shkodër Pogradec Delvinë nga 2 raste në Krujë Përmet nga 1 rast në Kavajë Berat Gjirokastër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë duke e çuar në 6733 që nga fillimi i epidemisë.