A do ta prekë cikloni i fuqishëm Shqipërinë?

50

Një ciklon po vepron në brigjet e Mesdheut, i cili aktualisht po ushtron aktivitetin e tij në det.

Sipas shërbimit meteorologjik, spostimi i tij do të jetë drejt brigjeve të Jonit, kryesisht në territorin grek ditën e premte, duke sjellë rrebeshe intensive shiu dhe breshëri, stuhi shiu dhe ere si dhe rrufe.

Duke qenë i pozicionuar në jug të detit Jon, ndikimi i tij në territorin tonë do të jetë i lehtë dhe tipari dominues do të jetë: elementi erë.

Ditën e enjte, prej mesditës reshjet do të nisin në pjesën jugore dhe lindore të vendit me intensitet të ulët. Që prej orëve të para të 24 orëshit të ditës së premte, kryesisht në jug, reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Gradualisht, reshjet do të përfshijnë dhe pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët. Tipari dominues i aktiviteti të ciklonit në vendin tonë, do të jetë elementi erë. Ajo do të fryjë nga kuadrati i veriut hera-herës e vrullshme 18 deri 25m/sek, veçanërisht në bregdet dhe në zonat luginore thuhet në njoftim e Shërbimit Meteorologjik.