1 vit pas zhdukjes së Fatjon Myrtajt, e ëma bën akuzën e fortë.

39

Kur ka kaluar tashmë një vit nga zhdukja e Fatjon Myrtajt nga Kreshpani në Fier duket se hetimet kanë mbetur në vend dhe nuk po përparojnë aspak. Për të dyshuarin kryesor është lehtësuar masa e sigurisë nga masa e arrestit me burg në atë të shtëpisë ndërkohë që nëna e Fatjonit gjithë sa kërkon është që të paktën të ketë një varr për të birin e tij.

Ka një vit që më ka humbur djali policia nuk ka bërë asnjë lloj veprimi e kanë nxjerrë të dyshuarin e kanë bërë gjoja sikur është me fiksime. I bëj thirrje shtetit që o ta çojë brenda ose do ta vras me duart e mija se më ka ikur djali 30 vjeç, shprehet e ëma.

Policia e Fierit vuri në pranga kohë më parë dy persona Perlat dhe Lejdan Myrtaj të cilët sipas bluve dyshohet se kanë gisht në zhdukjen e Fatjonit.

29 vjeçari humbi kontaktet me familjen e tij në 16 shtator të vitit të kalua.  Pasi nuk arritën të  lidheshin me të familjarët e tij kallëzuan në polici zhdukjen e Fatjonit. Sipas të dhenave te fundit Perlat Myrtaj është  kushëri i 29 vjeçarit Fatjon Myrtaj.