Sokol Balla zbulon arsyen e vonesës së shfaqjes së tij në ekran.

277

Vonesa e shfaqjes në ekran e programit Real Story nga gazetari Sokol Balla nxiti dyshimet nga disa media se arsyet e kësaj vonese lidheshin me shkëputjen e moderatorit nga televizioni i News 24.

Së fundmi Balla ka vendosur që në emisionin e tij të parë të sezonit të ri të sqarojë arsyen e vërtetë që lidhet me ndertimin e studios së re.

Kjo studio është arsyeja e vetme që kam vonuar nisjen e këtij emisioni. Ndryshe nga çfarë thonë kalemxhinjtë. Në sfidën me të vërtetën kam besuar gjithmonë tek drejtësia, tha gazetari Balla duke hedhur poshtë çdo spekulim të mëparshëm nga mediat e ndryshme.