Kjo foto konfirmoi lidhjen e dashurisë së Dojna Memës.

247

Në fakt është më shumë një konfirmim ai që, përmes një fotoje tregon se Dojna Mema është në një lidhje dashurie. Moderatorja e njohur e ekranit ka postuar sot një foto ku shfaqet e kapur për dore me njeriun e zemrës. Përshkrimi pas këtyre imazheve të zgjedhura është bindës që Dojna jeton një histori të bukur dashurie ndonëse zbulon vetëm një copëz të njeriut që i ka rrëmbyer zemrën.

Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën foto të bukura. Kriteret e mësipërme nuk janë vendosur sipas rëndësisë, shkruan moderatorja, por i ka të qarta kriteret që tashmë ia ka përmbushur njeriu misterioz të cilin ajo nuk ka dëshirë të shfaqë në publik.

Dojna është përmendur në showbiz-in rozë për një marrëdhënieje të mundshme me këngëtarin Vlashent Sata, pasi u bë pjesë e klipit të tij Copëzat por ajo preferoi të mos fliste. Nuk dihet nëse dora në këtë foto është e Vlashentit, por ajo që dihet me siguri është që Dojna është e lumtur dhe fotot e tregojnë këtë.