E rrallë, Ylli Merja përgatit verë nga një frut që e kemi kaq pranë.

275

Një frut i vockël ka fuqinë të mundë viruset duke na përmirësuar imunitetin. Në një reportazh për Vila 24 specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja ka folur nga një zonë në afërsi të malit të Dajtit për vlerat e trëndafilit të egër.

Në bashkëbisedim me moderatoren Androniki Kolka Merja e cilëson trëndafilin e egër si një depozitë të vitaminës C. Duke treguar konkretisht para kameras si realizohet një pije freskuese me këtë bimë thotë se duhet bërë kujdes në përzgjedhjen e kokrrave që duhet të jenë të kuqe deri në ngjyrë vishnje po jo të zeza pasi ato nuk kanë vlerat e dëshiruara.

Për pijen freskuese nevojiten disa kokrra trëndafil i egër boronicë mollë e egër dhe dëllinjë e zezë shtohet ujë e mjaltë e lihet për pak ditë duke marrë më pas pak nga pak ujë e duke e zëvendësuar me ujë të pastër.

Natyra duket se nuk është kursyer, mjaft të dimë se çfarë kërkojmë. Bashkë me pijen freskuese Merja befason kur propozon të bëjmë verë me kokrrat e trendafilit të egër. Ai thotë se sekreti për të marrë një pije sa më cilësore është sasia e madhe e kokrrave dhe mjalti.

Merja sqaron procedurën duke shtuar se pa u hapur kjo verë jeton deri në 1 vit. Ndërsa flet për këte bimë ai vlerëson edhe përdorimin e farave. Sipas tij farat rregullojnë kolesterolin e lartë në gjak mbrojnë zemrën ruajnë mukozën e stomakut si edhe paretet e mëlçisë.