Deklarata e fortë e Besa Shahinit për racizëm ndaj kosovarëve në Shqipëri

245

Ndërsa largohej nga posti që mbajti në krye të dikasterit të arsimit, Besa Shahini ka prekur një temë delikate, që shpesh anashkalohet, atë të paragjykimit dhe stigmatizimit të kosovarëve në Shqipëri me terma denigrues për shkak të prejardhjes apo dialektit.

Ndërsa fliste me Ramën për eksperiencën e saj në Shqipëri, Shahini u shpreh se kjo temë ka nevojë për barriera në retorikën publike.

Ka qenë e paimagjinueshme për mua që opozita do të ngrihej nga dita e parë të sulmojë prejardhjen dhe dialektin tonë. Të thuhet se shqiptarët që flasin dialektin Kosovar (apo verior) janë më pak inteligjent apo me pak të mençur, është epitomi i racizmit.

Natyrisht, s’mund të quhet racizëm se jemi i njëjti komb, por që janë përdorur taktika të njëjta, kjo nuk mund të mohohet u shpreh Shahini.