Bilanci i të prekurve nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

34

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona, janë identifikuar 152 raste të reja ndërsa janë shëruar 53 persona. Janë kryer në 24 orët e fundit 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon 68 raste në Tiranë 16 në Elbasan 11 në Durrës 9 në Shkodër 8 në Vlorë nga 7 raste Kavajë Berat, nga 5 raste Fier Pukë 3 në Lushnje nga 2 raste në Kamëz Gramsh Kuçovë nga 1 rast në Lezhë Mirditë Rogozhinë Mat Vau i Dejës Divjakë Dibër.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID 19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po trajtohen 171 pacientë 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. 53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.