Përfundon mbledhja e PS, zbulohet se çfarë u diskutua.

226

Përfundon mbledhja e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë të qarqeve në vend. Në mbledhjen e PS kanë raportuar të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe kanë bërë vlerësime për shërbimet e gjithë drejtorive vendore si dhe për rezultatin e pritshëm për çdo qark.


Të gjithë drejtuesit politikë në qarqe kanë raportuar para kryeministrit mbi situatën dhe problematikat në zonat që ata mbulojnë. Burimet bëjnë me dije se në mbledhje janë bër projektime të të dhënave nga drejtuesit politikë mbi ecurinë e punës por edhe ato çështje të cilat hasin vështirësi.

Qarqet me ecurinë e punës më të mirë dhe nga ku pritshmëritë për mbështetje në zgjedhje janë me pozitive. Vlerësim pozitiv është dhënë edhe qarqet e jugut. Problematikat gjatë raportimit janë vërejtur më shumë në qarqet e Veriut.

Kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar angazhim maksimal të të gjithë drejtuesve politike. Rama ka kërkuar që të tregohet vemendje në shërbimet për qytetarët si për shembull në hipoteka apo kudo tjetër që ofrohen shërbime për qytetarët. Ai ka kërkuar raport nga drejtuesit e qarqeve edhe për organizimin e kundërshtarit politik.