Mësim në kushte pandemie/ Shkollat rihapen me protokoll sigurie

254

Mijëra nxenës janë rikthyer mengjësin e kësaj të hënë në institucionet shkollore.

Rinisja e vitit të ri shkollor këtë herë ka qënë krejtësisht ndryshe nga vitet e kaluara.

Për shkak të situatës së pandemisë që vazhdon të jetë problematike, shkollat do të jenë më turne të shtuara dhe me orët e mësimit të reduktuara.

Vec kësaj protokolli I sigurisë do të jetë strict dhe për këtë vec anagazhimit të stafeve pedagogjike është kërkuar edhe ndihma e vetë prinderve.

Këtë të fundit nëpërmjet një formulari do të jetë sita e parë për të shmangur problem me të infektuar që do të conte në mbylljen e klasës dhe kalimin në mësimin online.

Hyrja në shkolla është bërë sipas protokollit të sigurise, me distancë sociale, matje temperature dhe dezinfektim të duarve e përdorim të maskës, sidomos për nxënësit nga klasa e 5 e lartë.