Makina del nga rruga, humb jetën 55 vjeçari.

238

Një aksident me humbje jete është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin e vjetër rrugor Panaja Vlorë pranë vendit të quajtur Shamogjin.

Një automjet i markës Hundai ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i tij 55 vjeçari me iniciale FH ndërroi jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.