Hajdari largohet nga tryeza e Këshillit Politik: Ja cili është problemi i vetëm.

271

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari është larguar pas 1 ore e gjysëm nga mbledhja e Këshillit Politik. Takim ky i cili është ende në zhvillim e sipër mes përfaqësuese të mazhorancës dhe opozitës joparlamentare.

Hajdari u shpreh se propozi në tryezën e diskutimeve se ruajtja e kuotave gjinore mund të arrihet me korrektimin e listave në bazë të gjinisë. Në këtë mënyrë sipas saj ruhet përfaqësimi gjinor dhe i jepet përparësi grave që marrin më shumë vota.

Bëra një propozim të qartë asa i përket ruajtjes së kuotës gjinore deri në 30%. Mund të përdorë listat e hapura 100% që ka të bëjë me korrektimin e listave në bazë të gjinisë. Në fund të rezultatit i japim përparësi grave që marrin më shumë vota dhe kështu ruajmë përfaqësimin gjinor. Këshilli Politik ka një problem të vetëm Rama do të mbajë tepsinë e vet Monën që nuk do ti ndahet Lulit dhe Luli do të mbajë vagonin e partickave. Pra shqetësimi im kryesor janë listat e hapura 100%.