Familjarët i bëjnë thirrje qeverisë: Të harruar në Siri, kthejini fëmijët tanë në shtëpi.

238

Qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë për 50 fëmijë shqiptarë të mbetur në kampet e Sirisë. Këshilltarit i Kryetarit të KMSH Ylli Gurra ka deklaruar se qeveria shqiptare ka përgjegjësi mbi qytetarët e saj dhe duhet që sa më shpejt të ndërhyjë për të rikthyer fëmijët shqiptarë në kampin e Sirisë në shtëpinë e tyre.

Çdo qeveri e çdo vendi ka përgjegjësi për qytetarët e vet. I lutem zotit që të gjithë këta familjarë vëllezër dhe motra që kanë mbetur në Siri të kthehen në shtëpitë e tyre.

Koha dhe dita e riatdhesimit të këtyre fëmijëve të jetë sa më e shkurtër që të shpëtojnë jetën e këtyre fëmijëve. Thirrja e vetme është që të shpëtojmë fëmijët dhe qytetarët që kanë mbetur në kampin Al Hawal. Çdo kohë që kalon është humbja e fëmijëve tanë në Siri. Edhe ky do të jetë turpi më i madh i shqiptarëve, deklaroi Gurra.

Ndërsa qytetarë të shumtë i kanë bërë thirrje qeverisë që fëmijët e mbetur në Siri të kthehen në shtëpitë e tyre. Të harruar në Siri, kthejini fëmijët tanë në shtëpi, thuhet në posterin kryesor që mbajnë në duar protestuesit.