Aktorja e humorit i futet politikës, ja cila është kandidatja e propozuar nga PS.

258

Partia Socialiste ka nisur të bëjë përzgjedhjen e emrave që do të kandidojnë në qarqe të ndryshme në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Burime për Fax News bëjnë me dije se kandidatja e dytë e propozuar nga PS në qarkun e Kukësit është aktorja e njohur e humorit Arjola Demiri.

Mbetet e paqartë si u bë pjesë e politikës Arjola Demiri, e cila ka dhuruar mjaft të qeshura për publikun me rolet e saj në filma dhe spektakle humori. Nuk është hera e parë që Partia Socialiste zgjedh një figurë të njohur të ekranit. Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 30 qershorit aktori Erion Isai u shpërngul me familjen drejt Ersekës për të ushtruar detyrën si kryetar i bashkisë së Kolonjës.

Ndërkohë kujtojmë se javën e kaluar kryeministri Edi Rama thirri në një mbledhje në selinë e PS drejtuesit poltikë në qarqe të cilët u emëruan pak ditë më parë. Takimi u zhvillua pas ndryshimeve të kryera tek drejtuesit politik në qarkun e Lezhës Shkodrës dhe të Durrësit në kuadër të zgjedhjeve paralamentare që do të zhvillohen me datën 25 prill 2021.