Tre vaksina kundër Covid të financuara nga SHBA kanë hyrë në fazën e fundit të testimeve

221

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë bën me dije se tre vaksinat kundër koronavirusit të financuara nga SHBA-të kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike.

Ajo shton se administrata amerikane ka investuar miliarda dollarë për të përshpejtuar krijimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave. Ndërkohë, shprehet se mijëra njerëz janë ofruar si vullnetarë për ta testuar atë.

Tre vaksina kundër Co vid-19 të financuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike, hapi i fundit drejt krijimit të një vaksine të sigurt dhe efektive para miratimit nga qeveria.

Nderkohë që vaksinave zakonisht iu duhen vite për t’u përfunduar, përmes operacionit Warp Speed, administrata po investon miliarda dollarë për të përshpejtuar krijimin, prodhimin dhe shpërndarjen e tyre. Mijëra njerëz janë ofruar të testojnë vaksinën në mënyrë vullnetare, për t’u siguruar që ato të jenë të sigurta dhe efektive para se të aprovohen për përdorim të gjerë, thuhet në reagim.