Gold AG bëhet nostalgjik, ndan foton e rrallë nga fëmijëria.

253

Gold AG është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare. Ai numëron një sërë këngësh në repertorin e tij, të cilat janë kthyer menjëherë në hite.

Reperi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit edhe për jetën private. Pak muaj më parë autori i hitit Shqiptar kurorëzoi në martesë dashurinë me partneren e tij Ermira Shkodra.

Ndërkohë që kohët e fundit është spekuluar se dyshja janë në pritje të fëmijës së tyre të parë megjithëse nuk dihen detaje të tjera mbi gjininë e fëmijës dhe në çfarë muaji të pritjes së ëmbël është Ermira.

Së fundmi reperi është bërë nostalgjik dhe ka ndarë me ndjekësit një foto kur ka qenë i vogël. Gold AG ka zbuluar se fotoja është realizuar kur ka qenë vetëm 7 vjeç. Fotografia për librezën e klasës së parë 1993, ka shkruar Gold Ag krahas postimit.