Pipero tregon nëse do të rikthehet karantina gjatë dimrit apo jo.

260

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur rreth situatës së Koronavirusit. Dimri po afron por a ekziston mundësia e një karantinimi të dytë?

Pipero është i mendimit se kjo nuk do dhe nuk duhet të ndodhë. Ai beson se karantina nuk është një zgjidhje afatgjatë prandaj është kundër mbylljes.

Unë kam qenë dhe do të jem kundër një mbyllje të dytë kundër një karantinimi të dytë edhe pse situata të veçanta jo të zakonshme nëpër qarqe rajone apo qytete të ndryshme mund të jenë jashtë të mundurës por unë jam kundër mbylljes.

Unë nuk e quaj zgjidhje dhe do jem kundër saj deri sa kohë të pyetem apo të mund të flas. Nuk është një zgjidhje afatgjatë. Unë nuk besoj se do të shikohet një karantinim apo një mbyllje e dytë si zgjidhje dhe nuk e besoj të ndodhë, u shpreh mjeku.