Gjyqtarja e akuzuar për korrupsion përplaset me Policinë

233

Këtë të shtunë pritet masa e sigurisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka, e cila akuzohet se liroi një të burgosur në këmbim të 6 mijë eurove. Por teksa i drejtohej gjykatës me disa orë vonesë, mes Margjekës dhe efektivëve të policisë që e shoqëronin ka pasur debate dhe tension.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e arrestoi gjyqtaren dhe bashkëshortin e saj më 9 shtator, si dhe 3 persona të tjerë, si të përfshirë në një rast korrupsioni në sistemin e drejtësisë.

Sipas SPAK, tre shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (me profesion avokat), në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë gjyqtares, përmes bashkëshortit, 6 mijë euro me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në bu rg në garanci pasurore, ndaj Orion Balit, i arrestuar për trafik klandestinësh. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga arrest në burg në garanci pasurore, për Balin, pretendon SPAK.