Artan Lame thirrje qytetarëve: Nuk zgjidhen problemet duke ndenjur në shtëpi.

648

Kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të aplikojnë për të marrë në pronësi tokën bujqësore që u takon. Në një deklaratë për mediat sot Lame u shpreh se përfundimi i pajisjes me tokë të atyre familjeve dhe kategorive për të cilat ende nuk është bërë, është ende sfidë.

Ligji 20 2020 i vënë kapakun përfundimtar këtij proçesi, duke i bërë një thirrje përfundimtare me afat 6 mujor këtyre familjeve. Duke pasur parasysh që ligji ka hyrë në fuqi në 07.05.2020 i bie që ky afat të përfundojë me 07.11.2020.

Ky ligj parashikon që brenda këtyre 6 muajve të gjitha këto familje mund të aplikojnë pranë bashkive përkatëse duke kërkuar pajisen me tokën buqësore që u takon. Pra, në këtë afat 6 mujor duhet që thjesht të zënë rradhën pranë Bashkive për hallkën tjetër që është pajisja me AMTP.

Ligji i ri plotëson me tokë edhe shumë familje që e posedojnë në fakt tokën në fshat pasi ka qenë pron e tyrja që para krijimit të Kooperativave Bujqësore por nuk kanë asnjë dokument provues për këtë, tha kreu i Kadastrës.