22 vite pa Azem Hajdarin, Rudina prek me fjalët për të atin.

235

Deputetja Rudina Hajdari kujton sot më 12 shtator ditën kur u humbi babain e saj pishtari i demokracisë Azem Hajdari.

Babi 22 vite pa ty pranë fizikisht jane shumë. Por ti je me mua përditë. Je me mua kur zgjohem dhe shpesh e ndiej sikur me thua si dikur pasuria e gjithë botës është në duart e tua kur je njeri i lirë dhe i ndershëm. Je me mua kur lu ftoj e ndiej fuqinë tënde që më motivon dhe më shtyn të fitoj, shkruan Rudina.
 
Je me mua kur takoj mijëra shqiptarë të cilët ende sot mbas 22 vitesh të kujtojnë sikur të kishin takuar dje. Je me mua kur më jep forcën të ndjek rrugën tënde. Rrugën e drejtësisë rrugën e lirisë rrugën e njerëzve të lirë.

Më ka marrë malli por të ndiej përditë sepse mundohem të eci në hapat e tua. Në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë. Do eci ta premtoj, përmbyll Rudina Hajdari dhe ndan foton e mëposhtme.